Ashtu siç u tha në ditët pas aksidentit fatal, i cili i kushtoi jetën Jota-s dhe të vëllait, presidenca e Liverpool do të vazhdojë që të paguajë familjen e futbollistit rregullisht.
Siç dihet paga javore e Jota-s në “Anfield Road” ishte rreth 140.000 mijë paund në javë. Lojtari kishte kontratë me klubin për dy vite dhe mendohet se “Fenway Sports Group” do të paguajë rreth 14 milionë paund familjes së sulmuesit portugez.
Këtë fakt e konfirmoi dje edhe vetë trajneri i skuadrës, i cili ishte i ftuar nga gazetari i njohur Ally McCoist i “TNT Sport”. “Presidenca ashtu si edhe ne trajnerët shpesh herë gjendet nën kritika të forta, por mënyrën se si po procedojnë me pagesën e Jota-s është diçka e jashtëzakonshme për botën e këtij sporti edhe pse shumë mendojnë se është diçka normale. Ajo që ndodhi na ka prekur të gjithëve, unë ende sot emocionohem kur kujtoj se sa shumë lule dhe kujtime kanë lënë tifozët në kujtim të Jota-s. Nuk mund të përmbahem kur kujtoj se si tifozët dhe lojtarët u sollën gjatë funeralit”, tha Arnse Slot. “Kur mendoj se pas gjithë asaj tragjedie na u desh që të rikthehemi në stërvitje. Ende sot mendojmë për atë që ndodhi dhe vazhdojmë rutinën tonë në klub. Është e vështira ta thuash, por jeta vazhdon”, pohoi trajneri holandez.