• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot: Do vendosë drejtë

01/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i ka kërkuar yllit të sulmit të tij, Mohamed Salahut, që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij mes interesimit nga Arabia Saudite. Ministri i Sportit i Arabisë Saudite,

Princi Abdulaziz bin Turki AlFaisal, zbuloi në programin e gazetarit Pirs Morgan se do të donte që Salah t’i bashkohej një klubi saudit.

E ardhmja e Salahut në Liverpul ka qenë subjekt i shumë spekulimeve pasi atij i skadon kontrata në verë. Salah tha më 3 janar se përfaqësuesit e tij dhe Liverpuli ishin larg një marrëveshjeje të re në “Anfield Road”.

“Sky Sports News” raportoi në fillim të këtij muaji se Al Hilali është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit një kontratë me shifra shumë fitimprurëse nëse ai zgjedh të largohet nga Europa.

Duke reaguar ndaj komenteve të ministrit saudit të sportit, Slot tha se interesimi intensiv i klubeve të tjera për Salahun nuk e shqetëson aspak atë.

“Do të habitesha nëse dikush kudo në botë do të thotë ‘ne nuk e duam Mo Salah’

Ai po bën aq mirë prej kaq shumë vitesh dhe ndoshta prandaj të gjithë e duan atë. Dhe ai ka luajtur kaq mirë pa pasur nevojën e këshillës sime për një kohë të gjatë. Kështu që ai ndoshta mund të vazhdojë të bëjë atë që është më e mira për karrierën e tij, edhe pa këshillën time. Por këshilla ime për të do të ishte ndryshe nga ajo që sapo përmendët (transferimi në Arabinë Saudite).

Të gjithë e duan atë, përfshirë ne. Ne duam që ai të zgjasë kontratën, sigurisht. Kjo është e qartë, por unë nuk jam i befasuar që sauditët e duan atë. Por unë nuk jam i befasuar nëse vendet e tjera e duan atë gjithashtu. Ai është mjaftueshëm i rritur dhe i mençur. Ai ka bërë kaq shumë gjëra të zgjuara në karrierën e tij, saqë do të marrë vendimin e duhur për veten e tij dhe shpresojmë që edhe për ne”, përfundoi tekniku holandez në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bornmëthin.

Next Post

Keita Balde denoncon Icardin dhe Wanda Narën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.