• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot flet për kartonin e kuq që mori: Emocionet më mposhtën

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen me kohë të plotë kundër Evertonit.

Para mediave në Angli, ai tha se e kishin kapluar emocionet që nuk kishte mundur t’i kontrollonte që të mos e merrte kartonin.

“Ka një proces në vazhdim. Unë duhet ta respektoj atë që të mos mund të hyj në detaje”.

“Koha shtesë që ishte pesë minuta dhe përfundoi në tetë, ndodh shumë. Dhe emocionet më kanë mposhtur. Nëse do të mund të kthehesha mbrapa, do të doja ta kisha bërë ndryshe. Do të shpresoj ta bëj ndryshe herën tjetër”, tha Slot.

Me kartonin e kuq të pranuar edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Përfundim dramatik, pati ndeshja në mes të Evertonit dhe Liverpoolit. Loja u mbyll baraz me rezultat 2:2.

Derisa “The Reds”, po shkonin drejt fitores dhe tri pikëve të reja, mbrojtësi James Taroëski, ia shuajti ëndrrat, skuadrës së Arne Slot, duke barazuar shifrat në minutin e 98-të.

Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit.

Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, në “Goodison Park”, u nxehën gjakrat në fushë.

Ishte Abdoulaye Doucoure i Evertonit, ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones, të Liverpoolit.

Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin.

Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.

Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë.

Next Post

“Jam shumë kurioz për derbin Juve-Inter”, vlerësimi i Skalonit për Lautaron: Lojtar i kompletuar, ka pak sulmues si ai

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.