• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot, fshatari dembel që po “zbeh” kujtimin e Klopit te Liverpuli

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot është vetëm 90 minuta larg udhëheqjes së Liverpulit drejt titullit të 20- të kampion në histori, duke barazuar rekordin që në sezonin e tij të parë si trajner i “Reds”-ave.slotNjë pikë kundër Totenhemit të dielën, do ta bënte atë gjithashtu si trajnerin e parë holandez që fiton trofeun më prestigjioz të futbollit anglez. Burri që lindi në fshatin e vogël Bergenthaim, tani po krahasohet me legjendën që zëvendësoi në “Anfield”, Jyrgen Klop. Por në ditët e tij si futbollist, adoleshenti Arne, i cili njihej me nofkën “Zonjusha Slot”, akuzohej se ishte i pafuqishëm, përtac, i ngadaltë dhe që nuk e bënte kurrë pis fanellën.

Trajneri i FC Zvoles në atë kohë, Jan Everse, ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në hapat e parë të Slotit. Sot Everse, i cili është 71 vjeç, tregon për “SunSport”: “Asnjë nuk luante me një prekje si Arne. Por, fizikisht, nuk ishte i shpejtë. Mënyra si vraponte dukej përtace. Kur moti ishte i keq, fusha me baltë, ai ishte gjithmonë i pastër. Mund t’ia vendosje sërish fanellën në dollap. Por kur i jepje topin, pothuajse çdo herë ndodhte diçka. Kishte teknikë shumë të mirë. Por isha i sinqertë me të. I thashë: ‘Arne, je një nga lojtarët e mi më të mirë, por problemi yt është se kundërshtari yt është gjithmonë lojtari më i mirë në fushë. Do të luash për Zvolen, nëse je më i mirë dhe kundërshtari yt është më i dobët. Por nuk e shoh kështu. Duhet të bësh shumë për gjendjen tënde fizike. Je shumë i lehtë, shumë përtac”.

Everse e quajti mesfushorin ofensiv 17-vjeçar “Juffrouw Slot”, që përkthehet “Zonjusha Slot”. Trajneri, i cili ka luajtur dy herë për Holandën në ekipin legjendar të “Futbollit Total” të viteve ’70, zbuloi më tej: “Më pas ai filloi të stërvitej fort. Në fillim nuk kishim marrëdhënie të mirë, sepse nuk po luante. Kështu që ishte i zemëruar me mua, por ishte mjaftueshëm i zgjuar për të kuptuar pse. Ai po e përdor këtë tani. Jam i sigurt që ia ndryshova mendjen Arnes për mënyrën si të sillet si futbollist. Ishte shumë i qetë. Kur dëmtohej, mendonte: ‘Kur të shërohem, do të luaj menjëherë’. Por priti për 1 vit e gjysmë. Kishte durim.

E pashë duke u stërvitur dhe i thashë ndihmësit tim: ‘Prit disa muaj dhe Arne do të jetë lojtari që duam”. Slot dëgjoi dhe kuptoi se kishte nevojë të bëhej më i fortë, më atletik, më dinamik. Dhe kur fitoi vendin e titullarit të Everse, nuk u la më jashtë. A i ka sfiduar gjithashtu skeptikët që menduan se do ta kishte të vështirë të dilte nga hija e Klopit. Banorët e Bergenthaimit, fshatit të tij të lindjes, do të jenë me sytë nga televizori të dielën, për të parë me shpresë kurorëzimin e tij. Bergenthaim, me një popullsi prej 3,500 banorësh, ndodhet pranë linjës hekurudhore Emen-Zvole dhe ndahet nga një kanal. Ai ka dy kisha, një supermarket, disa shkolla fillore dhe është shtëpia e klubit lokal VV Bergenthaim, ku Slot mësoi të luante futboll në vitet ’80-të. Ai ecte rreth një km për në “Sportpark Moscou” përmes urës së vetme të fshatit dhe luajti atje derisa u zbulua, në moshën 12-vjeçare, nga skautët e Zvoles. Babai i tij, Arend, konsiderohej një futbollist më i mirë, por i biri e kaloi. Dhe herën e fundit që do të kthehet në fshat, do ta bëjë me medaljen e kampionit të Anglisë në xhep.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shaqiri në mesin e Salah e Lane për gola e asistime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.