Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Slot: Liverpool është po aq i mirë sa sezonin e kaluar, mund të fitojmë trofe edhe këtë vit

GS 18/02/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, beson se fitorja 3-0 e ekipit të tij ndaj Brighton në FA Cup pak ditë më parë vërtetoi se “reds” janë po aq të mirë sa ishin edhe një vit më parë, kur fituan titullin në Premier League.

Liverpool ka luftuar për të rikrijuar formën që i pa ata të sulmonin drejt titullit të 20-të të Ligës. “Shumë herë këtë sezon nuk ka qenë e mundur të ushtronim presion, për shkak të stilit të lojës së ekipit tjetër”, tha Slot.

Premier League moderne nuk ka të bëjë aq shumë me nxjerrjen e topit nga mbrojtja, ka të bëjë shumë me stilin e drejtpërdrejtë të lojës dhe shumë me goditjet standarde. Mendoj se po tregojmë se jemi ende po aq të mirë sa sezonin e kaluar pa top”, shtoi Slot.

Por, stili i lojës së kundërshtarëve ka ndryshuar masivisht në të gjithë Ligën këtë sezon, veçanërisht kundër nesh, çka e ka bërë më të ëvshtirë sezonin tonë. Na duhet ende kohë të përshtatemi, por jemi ende një ekip që mund të fitojmë trofe këtë sezon”, deklaroi Arne Slot.

Teilen: