• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot: Man. United, me shumë cilësi me dhe pa top, mund të kishim humbur

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool-i u ndal 2-2 në shtëpi kundër një Manchester United të ringjallur, pas një sfide plot emocione. Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, foli për mikrofonat e BBC pas përfundimit të ndeshjes:

“A e kemi nënvlerësuar Manchester United? Jo, nuk mendoj se ka lidhje me këtë. Ishte thjesht fakti që ata luanin me një bllok të ulët këtu, që kanë cilësi me dhe pa top, dhe ishte e vështirë të luanim kundër tyre. Ndeshja ishte shumë e hapur kur ata filluan të luanin në sulm.”

Më tej shtoi: “Për 75 minutat e para, Andre Onana luajti vetëm topa të gjatë dhe çdo goditje dënimi që morën, e nisnin thjesht përpara. Në 15 minutat e fundit, mund të shihej kur filluan të luanin në tokë, sa të mirë janë. Sa i përket pikës së marrë? Njerëzit harrojnë të gjitha rastet që patëm. Ata patën rastin e pastër të Harry Maguire. Ne patëm shumë më tepër raste se ata, por në fund, mund ta kishim humbur me rastin e Maguire.”

Për ecurinë e ndeshjes: “E nisëm shumë mirë, patëm tri raste të shkëlqyera në ndeshje dhe më pas pati një periudhë ku ishte më e vështirë për ne. Është e vështirë kur luan kundër lojtarëve me cilësi që mbrojnë në një bllok të ulët, me vetëm Hojlund dhe Diallo si sulmues. Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh hapësira dhe kjo është ajo që ndodhi. Pastaj, të ishe në disavantazh 1-0 e bënte gjithçka edhe më të vështirë, por isha shumë i kënaqur me mentalitetin që treguam pasi kaluam në epërsi 2-1.”

Next Post

VIDEO/ Derbi i përket Romës, Pellegrini dhe Saelemaekers ndëshkojnë Lazion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.