• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot mbështet rivalin para duelit: Amorim ka nevojë për pak kohë, situata do të përmbyset

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 20-të e Premier League sjell një ndeshje të nxehtë Liverpool-Manchester United dhe përballjen e parë mes Arne Slot dhe Ruben Amorim. Në një konferencë shtypi përpara ndeshjes, trajneri i “Reds” shprehu besimin se trajneri portugez do të jetë në gjendje të kthejë situatën e krizës.

“Trajnerët janë solidarë me njëri-tjetrin, sepse të gjithë e dimë sa e vështirë është kjo punë. Ka shumë presion, por ne e duam atë, përndryshe nuk do ta bënim. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer te Sporting-u. Ka një ekip të mirë lojtarësh dhe do të arrijë të nxjerrë më të mirën prej tyre”, tha ai.

“Kanë lojtarë shumë më të mirë se sa tregon renditja në tabelë. Ndoshta Ruben do të ketë nevojë për pak kohë, por klubi do të ngjitet dhe ata janë shumë, shumë më të mirë se sa tregon tabela e renditjes”, tha trajneri i Liverpool-it.

“Po të shohësh rezultatet, është e vështirë të bindësh lojtarët, por unë pashë ndeshjen Tottenham-Man. United dhe ata bënë shumë gjëra mirë. Trajnerët e kësaj lige nuk kanë nevojë për këshilla”, vazhdoi Slot: “Të gjitha ndeshjet janë të vështira në Premier League, lojtarët e ndiejnë se është një mundësi për të rikthyer krenarinë e tifozëve. Më e rëndësishmja për ta është të fitojnë në Anfield, ne duhet të jemi shumë të përgatitur.”

Next Post

Champions League apo Premier League, cilin trofe do të donte të fitonte Salah? Përgjigja surprizë e yllit të Liverpul

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.