• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot mezi e pret duelin me gjermanët: Ndeshje e madhe me Leverkusen, ndikon Ksabi

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot do të shijojë një tjetër mbrëmje magjike në Champions me Liverpulin e tij, ndërsa përballë në “Anfield” kryesuesit e Premier Ligës do të gjejnë kampionët e Gjermanisë, Bajer Leverkusenin.SLOTKsabi Alonso, kandidati i preferuar i “Reds”-ave për ta zëvendësuar Jyrgen Klopin në stol në verë, rikthehet në ish-stadiumin e tij për herë të parë dhe emocionet janë të mëdha edhe për “Anfield”, për një prej ikonave të klubit.

“Është një ndeshje e madhe europiane dhe është pothuajse gjithmonë kështu kur luan Champions edhe në formatin e ri”, tha trajneri holandez në konferencë. “Kryesisht edhe për atë që bëri Ksabi Alonso për këtë klub, veçanërisht në Evropë. Ndoshta më shumë për mënyrën se si ai e menaxhon Leverkusenin, si i menaxhon ata brenda vendit. Në Evropë sezonin e kaluar ata ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm. Mendoj se këtë sezon janë po aq mirë, por pak më të pafat kur bëhet fjalë për rezultatet. Është një ndeshje e madhe për njerëzit që e dashurojnë këtë sport”.

Trajneri i Liverpulit, u pyet nga gazetarët që të komentonte edhe postimin e Mohamed Salahut në “Instagram” pas fitores së shtunës ndaj Brajtonit, që u duk si një mesazh lamtumire në fund të sezonit: “Unë nuk i shikoj postimet e lojtarëve në ‘Instagram’, por flas me ta. Mo është në një vend shumë të mirë për momentin. Ai ka qenë gjithmonë kështu në Liverpul, por është edhe në këtë moment. Unë shpresoj se ai mund të postojë një pas ndeshjes nesër dhe të shtunën përsëri. Për mua, është e rëndësishme ajo që ai më thotë. Kjo është ajo që ka rëndësi, jo se si ju e interpretoni atë postim”. Në lidhje me të ardhmen e tij, ai shtoi: “Ne kemi folur vetëm për Leverkusenin, sepse ata meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Atij i skadon kontrata në fund i sezonit dhe Virxhil tha diçka gjithashtu dhe ju gjithashtu interpretoni diçka me Monë. Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa e ardhmja e tyre nuk është e qartë, por ndërkohë le të shpresojmë që ata të luajnë mirë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lojtarët kuqezi po luajnë shkëlqyeshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.