• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot përshëndet qëndrimin e rivalit: Rinovimi i Pepit është lajm i mirë për të gjithë

24/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjatja e kontratës së trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, është një lajm i mirë për Premier Ligën, thotë trajneri i Liverpulit, Arne Slot.

SLOT

Guardiola, i cili drejton Sitin që nga viti 2016, ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2027. “Reds” përfunduan përpara Sitit kur fituan titullin në 2020, dhe të dy klubet kanë krijuar një nga rivalitetet kryesore në Angli. Këtë vit, skuadra e holandezit kryeson +5 nga kampionët e Guardiolës pas 11 javësh.

I pyetur për kontratën e re të Guardiolës, Slot tha: “Është një lajm i mirë për Sitin dhe ligën, sepse të gjithë duan menaxherët më të mirë dhe lojtarët më të mirë këtu. Ai është padyshim një nga menaxherët më të mirë, ndoshta trajneri më i mirë i ligës. Ai ka fituar katër tituj radhazi, kështu që është e drejtë të thuhet se ai është ndoshta trajneri më i mirë në ligë. Nga ana tjetër, ata kanë aq shumë lojtarë cilësorë sa që, nëse ai do të kishte bërë zgjedhjen për t’u larguar, nuk do të prisja që ata të përfundonin në fund të renditjes sezonin e ardhshëm”.

Slot, duke folur para transfertës së skuadrës së tij kundër Sauthemptonit të dielën, shtoi se Guardiola ishte “një nga menaxherët më të mirë që ka pasur ndonjëherë futbolli”. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut ka fituar 18 trofe në “Etihad”, duke përfshirë Ligën e Kampioneve në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Debutoi në Serinë A kundër Milanit, Alen Sherri zgjidhet sërish titullar me Kaljarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.