Friday, 20. March 2026
Sport

“S’mund të luaja para tij”, Simeone: Kvara është një lojtar i madh, ma zbuluan… taksistët e Napolit

GS 04/06/2023 2 Min. Lesezeit

Napoli arriti të fitonte titullin kampion në Itali pas 33 vitesh, duke shënuar edhe trofeun e tretë në histori. Skuadra napolitane u krijua pa shumë shpenzime në merkato, por futbollistët e saj arritën të tregonin më të mirën e një nga më të dalluarit, ishte padyshim gjeorgjiani Kvicca Kvaratshkelia.kvara

Në një intervistë të dhënë për “DAZN”, sulmuesi Xhovani Simeone foli për gjeorgjianin duke u shprehur se cilësitë e tij ishin vënë re që në fillim. Ai tregon se edhe taksistët e qytetit thonin fjalët më të mira për Kvaran.

“Kur dikush ndjen diçka brenda, në zemër duhet ta bëjë. Diçka brenda meje më tha të vija dhe Napoli, isha i sigurt që duhej të vija në Napoli. Mbaj mend që në ndeshjen e parë isha në pankinë me Raspadorin dhe shohim Kvaratshkelian. Para se të shënonte golin, Kvara bën një lojë të çmendur, një gjuajtje të fortë nga vija anësore. Shikoj Xhek dhe i them ‘Por si mund të luajmë këtu? Është e pamundur!’. Më kishin thënë për të, taksistët se ishte një djalë shumë i fortë dhe ishte Kvara”.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: