Tuesday, 4. August 2026
Sport

Snoop Dogg do të mbajë pishtarin olimpik në Saint-Denis!

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Snoop Dogg do të ketë nderin që të mbajë për disa metra pishtarin olimpik. Mësohet se rreperi amerikan do të jetë protagonist i edicionit të 33-të të Lojtrave Olimpike pasi do të mbajë pishtarin olimpik në Saint-Denis dhe në zonën e Fshatit Olimpik.

Snoop ndodhet në Francë si korenspondent special i rrjetit amerikan  “NBC”. 52-vjeçari, emri i të cilit është Calvin Broadus Jr, postoi një fotografi në “X” ku paralajmëroi praninë e tij në “Paris 2024”.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Mathieu Hanotin, shkroi po në “X” se rreperi do të mbante pishtarin olimpik dhe se këngëtarja, e cila përfaqësoi Francën në Eurovision, Slimane do të mbajë një koncert përpara Katedrales të Saint-Denis.

Teilen: