Tuesday, 31. March 2026
Sport

Sokol Cikalleshi nuk ndalet, shënon golin e fitores për Konyasporin ndaj Bashakshehirit

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me gola dhe formë të lart në Superligën e Turqisë.

Cikalleshi ka realizuar golin e fitores për Konyasporin në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Turqisë, duke shënuar gol të bukur në minutën e 53-të për fitoren 1:0 ndaj Bashakshehirit.

  

Cikalleshi ka realizuar tre gola në katër ndeshje të këtij edicioni.

Konyaspori ka grumbulluar tetë pikë. Ka shënuar dy fitore e ka marrë dy barazime.

Ndryshe, Cikalleshi është grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e muajit shtator ndaj Republikës së Çekisë dhe Polonisë që luhen më 7 dhe 10 shtator.

  

  


Teilen: