Kombëtarja e Turqisë ka fituar ndeshjen ndaj kombëtares së Austrisë, kështu duke kaluar për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Sipas profesorit Bylbyl Sokoli, kjo fitore është befasia e parë e Evropianit në Gjermani dhe i ka thyer të gjitha parashikimet, pasi Austria ishte favorite për ta fituar ndeshjen.
“Është befasia e parë që i theu ato parashikimet. Por, fitorja është shumë e rëndësishme. Fitore e ka arrit me shuam disiplinë trajneri i Turqisë.
Ka përgatit ekipin, sidomos në aspektin psikik, shumë të qartë më shumë karakter, më shumë luftë në fushë. Çdo aksion ishte i qartë edhe në aksion edhe në mbrojtje”, ka thënë Sokoli.