Tuesday, 18. August 2026
Sport

Solskjaer debuton me Muçin si titullar përballë Samsunspor

GS 18/01/2025 1 Min. Lesezeit

Erenest Muçi pritet që të jetë titullar në ndeshjen delikate që do të ketë sot Beshiktashi përballë Samsunspor.

Sipas medieve turke Muçi nis nga minuta e parë këtë takim pranë Rafa Silvës dhe Rashicës, të cilët do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Çiro Imobilen.

Ndeshja, e cila është në program sot në orën 17:00, do të jetë e para për Ole Gunar Solskjaer si trajneri i bardhezinjve. Ekipi i Muçit në 18 takime ka grumbulluar 30 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë ndërsa Samsunspor në 18 takime ka grumbulluar 36 pikë duke u renditur në vendin e tretë.

Teilen: