• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sondazhe për një mbrojtës krahu te Milani, si anësor pëlqehet Tsigankov

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle “AS,” MIlani do të kishte eksploruar mundësinë për të blerë Viktor Tsigankov të Gironas. I lindur në vitin 1997 në Izrael, ai është një anësor ofensiv që preferon të luajë në të djathtë, por që arrin të përshtatet pa probleme edhe në korsintë tjetër.

GIRONA, SPAIN - DECEMBER 02: Viktor Tsygankov of Girona FC looks on during the LaLiga EA Sports match between Girona FC and Valencia CF at Montilivi Stadium on December 02, 2023 in Girona, Spain. (Photo by Pedro Salado/Getty Images)

E nënshkruar nga klubi spanjoll një vit e gjysmë më parë nga Dinamo e Kievit, këtë sezon ukrainasi ka bërë 30 paraqitje në La Liga, me 8 gola dhe 7 asiste. Tsigankov ka një kontratë që e lidh me klubin spanjoll deri në vitin 2027 dhe një klauzolë prej 30 milionë euro që i step jo pak kuqezinjtë. Gjithsesi, sipas mediave spanjolle, edhe Arsenali i Mikel Artetas e ka monitoruar.

MBROJTËSI I DJATHTË – Milani do të kishte testuar gjithashtu vullnetin e Aston Vilës për 26-vjeçarin Meti dhe do të ishte informuar për kushtet ekonomike të operacionit nëpërmjet ndërmjetësve. Mbrojtësi anglez i natyralizuar polak është një ide për të forcuar korsinë e djathtë, por kostot e marrëveshjes do të ishin të larta për momentin. Ai ka një kontratë me Aston Vilën deri në vitin 2027 dhe vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Nga ana tjetër, drejtuesit duan t’i japin Kalabrias një alternativë të vlefshme dhe të zhvendosin Kalulunë në baterinë e qendërmbrojtësve. Përveç Kesh, kuqezinjtë do të kishin vlerësuar edhe Emerson Rojalin e Totenhemi që ka dhënë bekimin e tij për një transferim në Milano. Ai do të vlerësohej 25 milionë euro dhe për të do të duhet edhe një ofertë bindëse. Kosto më të ulëta në lidhje me Tiago Santos të Lilës. Ai mund të largohet për 10 milionë euro, por francezët për momentin mbeten skeptikë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Befason Southgate

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.