• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sondazhi/ Mane dështimi i sezonit në Bundesligë, Kimish e Gorecka në “listën e zezë”

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja gjermane “Kicker” ka kryer së fundmi sondazh mbi futbollistët e aktivizuar në Bundesligë, e cila korrespondon në më shumë se 250 lojtarë në ligën kryesore gjermane.

frert

Në bazë të rezultateve, evidentohet se Sadio Mane ka marrë 41.7% në kategorinë e “zhgënjimit në sezonin 2022-2023”. Sulmuesi 31-vjeçar erdhi me shumë zhurmë në “Allianz Arena”, por pas nisjes së vrullshme, rendimenti i afrikanit mbeti në hije. Sadio nuk shkoi me tepër se 12 gola dhe 6 asiste në 38 prezenca përgjatë sezonit që lamë pas në të gjithë turnetë. Bordi i kampionëve shpenzoi 32 milionë euro me pretekstin për të zëvendësuar “pykën” e larguar, Robert Levandovski, por që fusha dëshmoi tjetër qasje, inekzistent.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, pasi Kimish, Gorecka dhe Sane nuk mbeten mbrapa. Joshua i votuar me 7.5%, që e rendit të dytin pas futbollistit me numër 17 në tempullin e rekordmenëve. Leon Gorecka dhe Sane në përqindje me të ulët, ndonëse sërish në “listën e zezë”, të dy me nga 3.6%. Vlen të ceket se analiza e sondazhit kaloi edhe në kampin e trajnerëve. Julian Nagelsman, edhe pse u shkarkua mes shumë dyshimesh, mban “kurorën” e “dështakut” me 26.2%, ndërsa pasardhësi Tomas Tuhel nuk ka dhënë ndonjë kontribut jetik në fitimin e titullit te Bajernit, 13.1%. Xhamal Musiala shërbeu si “promotor” i suksesit në kampionat.

Pikërisht goli i 20-vjeçarit në limitet e takimit ndaj Këlnit rezultoi vendimtar, aq sa të bindte përfshirësit në këtë sondazh ta vlerësonin si lojtarin me të mirë të sezonit me notën 9. “Bambi” (pseudonimi i Musialës) regjistroi 16 gola dhe 16 asiste në 47 inkuadrime.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bashkëshortja e Canës rrëfen problemet në zemër që kishte futbollisti “kuqezi” dhe që i rrezikuan Europianin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.