• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Sonntags Blick” akuza të forta për Infantinon: “FIFA paguan shkollën e të bijës”

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA duket se e ka të vështirë të qëndrojë larg skandalave. Sipas një raportimi të gazetës zviceriane “Sonntags Blick”, Xhani Infantino po paguan shollën e njërës prej vajzave të tij me fodnet e FIFA-s.

Sipas gazetës në fjalë vajza e Infantinos frekuenton një shkollë në Florida ndërsa Infantino u transferua në Majemi vetëm pak javë më parë.

Sipas dokumentave të bëra publike nga gazeta 54-vjeçari ka ngarkuar shpenzimet e të bijës në llogarinë e FIFA-s. Kjo e fundit paguan një tarifë mujore prej 5000 eurosh për vitin shkollor 2023/24 për vajzën e Infantinos.

Tarifat janë aprovuar nga Komisioni i Kompensimit në FIFA dhe nga kreu i burimeve njerëzore. FIFA gjithashtu është ngarkuar të paguajë një apartament të Infantinos në Paris dhe një apartament në katin e fundit të një pallati në Zug (afërsisht 8,850 euro në muaj).

Në artikull “Sonntags Blick” kritikon FIFA-n për faktin se nuk bën publike shifrat dhe avantazhet financiare që ka Infantino si president i këtij institucioni. Publike është vetëm paga standard e numrit një, e cila është rreth 4.45 milionë euro në vit.

Next Post

Rritet shqetësimi te Barcelona - leva ekonomike nuk mjafton për regjistrimin e Olmos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.