• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sonte finalja e Kupës në futboll, Llapi e Prishtina synojnë trofeun e çmuar

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy nga ekipet me paraqitjet më të dobëta gjatë këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina dhe Llapi,  do të përballen në finale të Kupës të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fituesi i Kupës “shpëton” sezonin dhe siguron paraqitjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Prishtina është e shtata në tabelë, pak mbi zonën e rënies, kurse Llapi është në zonën e barazhit, përkatësisht në vendin e tetë.

Derisa Prishtina fundjavën e kaluar me vështirësi siguroi mbijetesën në Superligë, Llapit i duhet fitore në xhiron e fundit për të siguruar barazhin e pastaj nëpërmjet tij mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina e Llapi kanë eliminuar nga katër skuadra në rrugën drejt finales, e cila luhet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin që mban emrin e legjendës Vokrri, që nisi karrierën te Llapi dhe arriti kulmin te Prishtina.

Prishtina synon kthimin në Evropë pas tre vjetësh.

Prishtina ka fituar tetë herë Kupën e Kosovës. Së fundi në finale të Kupës u paraqit në edicionin e kaluar. Humbi nga Ballkani pas ekzekutimit të penalltive.

Llapi ka fituar dy herë rresht Kupën – në edicionet 2020/2021 dhe 2021/2022.

Prishtina e Llapi janë përballur tri herë gjatë këtij edicioni në Superligë. Të tria ndeshjet nuk kanë dhënë fitues.

Next Post

​Caktohet vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.