Friday, 20. March 2026
Sport

Sonte finalja e Ligës së Konferencës

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sonte me fillim nga ora 21:00 në “Fortuna Arena” të Republikës së Çekisë do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinas dhe West Hamit.

Një ekip italian dhe një ekip anglez do të vihen përballë njëri-tjetrit për trofeun e tretë më të çmuar evropian.

Sezoni i parë i kësaj gare u fitua nga Roma, që vitin e kaluar mposhti Feyenoordin 1:0 në finalen e zhvilluar në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Ishin vitet e largëta 1965 (West Ham) dhe 1961 (Fiorentina) hera e fundit kur këto dy ekipe kishin fituar trofe evropianë.

Teilen: