Sonte prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog zhvillohet ndeshja e parë finale e ‘Play Off-it’ në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Takohen Istogu dhe Vushtrria, transmeton lajmi.net.
Trajnerët e të dy skuadrave janë shprehur optimist para finales së ‘Play Off-it’, duke shprehur po ashtu respekt për ekipet rivale.
Istogu në gjysmëfinale pas dy ndeshjeve e eliminoi Kastriotin, ndërsa Vushtrria pas tri ndeshjeve ishte më e mirë se Ferizaj. Madje fitoren vendimtare e arriti në Ferizaj, pas vazhdimeve.
Kohë më parë Istogu e fitoi Kupën e Kosovës dhe tani synon edhe titullin e kampionit. Ndërkohë Vushtrria synon titullin e kampionit me gjeneratën kryesisht të re të lojtareve që vlerësohet e ardhmja e kësaj skuadre.
Pritet lojë interesante dhe atmosferë e bukur sportive. Shikuesit pritet të jenë të shumtë, që do t’i japin emocion shtesë finales./Lajmi.net/