• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sonte kompletohen të gjitha ekipet e Euro 2024

26/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte do të mësohen edhe tri ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë.

Sonte na presin tri finale të Ligës A, B e C. Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e ‘Play-off’-it të Ligës së Kombeve.

Në finalen e Ligës A, Uellsi erdhi pasi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën me rezultatin 4:1, kurse pa probleme tutje kaloi edhe Polonia 5:1 ndaj Estonisë.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Në Ligën B, Ukrania erdhi në finale pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën.

Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale e nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të matë forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C.

Helenët fituan me rezultat të thellë 5:0 ndaj Kazakistanit, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut.

Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin F me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë.

Kujtojmë se Kampionati Evropian që do të zhvillohet në Gjermani, nis nga 14 qershori.

Next Post

Kosova U19 sot ballafaqohet ndaj Sllovenisë – ja mundësia e kualifikimit në Kampionatin Evropian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.