• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sophie Sorschag është gati për Botëror: Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në të gjithë botën

01/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sophie Sorschag është e gatshme për ta përfaqësuar Kosovën në Kupën e Botës, e cila do të mbahet prej 1 deri më 3 dhjetor të këtij viti në Lilehammer të Norvegjisë.

Skitarja e njohur austriake vendosi t’i bashkohej Kosovës, të cilën do ta përfaqësojë në garat me ski në eventet e rëndësishme.

Kampionia e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, do të mundohet ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë.

“Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në të gjithë botën”, ka thënë Sophie Sorschag për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në këtë Botëror, por edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Kortina 2026”.

Sorschag, e cila kishte vendosur qysh në janar të këtij viti për ta lënë Austrinë dhe për të garuar për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

 

Next Post

Rice “rikthehet tek West ham, “Topçinjtë” sfidojnë “çekanët” në EFL Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.