Real Madrid do të ndeshet sot naj Manchester City në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League, ku një prej tyre sot do të gjejë Interin në finale.
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelottim ka thënë se mbajtja e topit do të jetë çelësi për të ndalur sulmuesit e Manchester City, sidomos Haaland.
“Në ndeshjen e parë ne ishim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si qarkulluam topin nga prapa dhe ishte e vështirë për ta që ta rifitonin atë. Ky do të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në këtë ndeshje. Të kesh më shumë topin do të thotë më pak rrezik në mbrojtje. Kur vlerësojmë një ekip, nuk e kemi fjalën vetëm për një lojtar. Ne duhet t’i qasemi lojës mirë në mbrojtje.
Me stafin tim stërvitor, menduam se nëse duhet të shënojnë, duhet ta bëjnë herët dhe kështu do të kemi më shumë kohë për t’u rikuperuar. Unë nuk mendoj se do të jetë shumë ndryshe nga ndeshja e parë, por të gjithë do të shohin disa ndryshime nga City dhe Reali. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë nga java e kaluar dhe ata gjithashtu munden.
Por, ne nuk do të shohim një ndeshje kaq të ndryshme sa ajo e para. City ka ekipin më të mirë në Evropë për momentin dhe jam i sigurt se do të jetë një lojë e jashtëzakonshme me shumë emocione”, ka përfunduar Ancelotti./h.ll/abcnews.al