• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot (e premte) do të rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës pas pauzës me kombëtare me xhiron e nëntë.

Sipas programit gjatë ditës së sotme do të zhvillohet vetëm një ndeshje ndërsa të shtunën dhe të dielën do të luhen nga dy takime.

Sfida që do të hap xhiron e nëntë në elitën e futbollit kosovar do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Ferizajt e cila do të luhet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Pas barazimit në derbin ndaj Dritës, vendasit do të synojnë rikthimin tek fitoret ndërkaq mysafirët të cilët morën vetëm fitoren e dytë këtë sezon ndaj Dukagjinit do të përpiqen që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Në përballjet e ndërsjella mes këtyre dy skuadrave bilanc më pozitiv ka Gjilani që numëron tetë fitore karshi katër të Ferizajt, ndërsa tri përballje janë mbyllur me barazim.

Momentalisht Gjilani mban pozitën e shtatë në tabelë dhe ka nëntë pikë të grumbulluara teksa Ferizaj renditet një pozitë më poshtë me shtatë sosh.

Next Post

Laporta konfirmon se Barcelona refuzoi një ofertë marramendëse gjatë verës për Yamal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.