Sunday, 30. August 2026
Sport

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

GS 30/08/2026 2 Min. Lesezeit

Përfaqësuesit e Kosovës do të kenë sot një tjetër ditë të ngjeshur në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me gara në katër sporte të ndryshme.

Dita nis në orën 10:00, ku në pingpong do të paraqiten Shega Hashani dhe Kreshnik Mahmuti. Të dy do të kërkojnë paraqitje sa më të mira në garat e tyre në Giovanni Paolo II.

Në 10:55, në skenë do të jetë ekipi kosovar i basketbollit 3×3 në konkurrencën e meshkujve, i cili do të përballet me Turqinë në Peripato Gardens.

Basketbolli 3×3 i Kosovës tashmë ka zhvilluar ndeshje në këtë edicion, ndërsa ekipi përbëhet nga Adhurim Alijaj, Eliot Peci, Ardian Ibishi dhe Mal Tusuni.

Pasditja i takon hendbollit. Në 17:30, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në FASSANO HALL SPORT.

Dita sportive e Kosovës do të mbyllet në 19:10, me garën e atletikës.

Leon Thaqi do të përfaqësojë Kosovën në Salinella G. Valente, duke kërkuar një rezultat sa më të mirë në disiplinën e tij.

Kështu, Kosova sot do të ketë përfaqësues në pingpong, basketboll 3×3, hendboll dhe atletikë, në një tjetër ditë me shumë aktivitete për delegacionin kosovar në Taranto.

Orari i Kosovës për sot:

🕙 10:00 – Pingpong: Shega Hashani, Kreshnik Mahmuti
🕚 10:55 – Basketboll 3×3 (M): Kosovë – Turqi
🕠 17:30 – Hendboll (F): Maqedonia e Veriut – Kosovë
🕖 19:10 – Atletikë: Leon Thaqi

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator, me Kosovën pjesë e garave në disa sporte.

Teilen: