Loriana Kuka është xhudistja e fundit nga Kosova që do të paraqitet në tatami në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Kuka do të garojë në kategorinë deri 68 kilogramë, ndërsa rrugëtimin drejt medaljes e nis sot prej orës 10:00.
Në xhiron e parë të kategorisë së saj, Kuka do të përballet me xhudisten nga Sllovenia, Metka Lobnik.
Kuka është njëra prej pesë xhudistëve që u kualifikuan me normë olimpike në këtë ngjarje të madhe sportive që po mbahet në kryeqytetin francez.
Para Kukës, kanë garuar Distria Krasniqi (52 kg), Nora (Gjakova 57 kg), Akil Gjakova (73 kg) dhe Laura Fazliu (63 kg) .
Sporti i xhudos, tashmë i ka siguruar Kosovës dy medalje në Olimpiadën e Parisit.
Krasniqi e fitoi të argjendtën, ndërsa Fazliu të bronztën për ta shtuar numrin e medaljeve në total në pesë të fituara në tri edicionet e fundit të Lojërave Olimpike. Kosova ka edhe tri medalje të arta.