Sot do të nisë faza gjysmëfinale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kampionia në fuqi, Peja, do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit në “Karagaçi”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 17:15.
Të dy këto skuadra mishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh në sezonin e rregullt, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.
Kësisoj, Peja kaloi direkt në fazën gjysmëfinale, kurse Ylli eliminoi Bashkimin në çerekfinale 2:0 në seri.
Kujtojmë se në finale kalon skuadra që regjistron tri fitore.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Sigal Prishtina Mercure, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet nesër në Mitrovicë.