FC Llapi sot pasdite luan sfidën e radhës në arenën ndërkombëtare.
Llapjanët do të përballen me skuadrën e njohur daneze, Brondby në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës, sfidë kjo transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e thellë të Brondby (6-0), dhe se gjasat e llapjanëve për kualifikim janë vetëm teorike pasi që pak e besueshme se të besuarit e Tahir Batatinës mund të përmbysin rezultatin e lojës së parë.
Ndeshja Llapi-Brondby fillon në orën 17:00.
Kujtojmë se në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës tashmë e kanë siguruar dy skuadrat kosovare Drita dhe Ballkani.