Friday, 13. February 2026
Sport

Sot, luhen dy ndeshje tjera në Superligë

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Prishtina – Dukagjini dhe Malisheva – Gjilani, janë dy ndeshjet tjera që do të luhen gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës.

Dueli i parë, do të jetë ai ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, i cili nis në orën 12:30 dhe luhet në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Prishtina ende nuk di për fitore në pranverë, ku në pesë ndeshje të luajtura deri më tani ka regjistruar katër barazime dhe një humbje.

Renditet e gjashta në tabelë me 31 pikë, tri më shumë se Dukagjini që është i shtati dhe në këtë ndeshje futet pas fitores ndaj Malishevës vikendin e shkuar.

Ndërkohë, prej orës 14:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit, me skuadrën vendase që është e treta në tabelë me 37 pikë, tri më shumë se Gjilani që renditet i katërti në tabelë.

Gjilani është në formë fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore e një barazim.

Teilen: