• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

27/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, do të zhvillohet xhiroja e tretë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të luhen nëntë ndeshje, të cilat do të startojnë prej orës 16:30.

Megjithatë, në këtë xhiro, do të veçohet ndeshja ndërmjet rivalëve të qytetit të Mitrovicës, Trepçës dhe Trepçës ’89.

Në fakt, kjo përballje vlerësohet edhe derbi i kësaj xhiroje pasi të dyja skuadrat synojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ardhshëm.

Trepça e udhëhequr nga trajneri Emin Baliqi i ka fituar dy ndeshjet e para të sezonit dhe me gjashtë pikë të mbledhura është para Trepçës ’89 së Gani Sejdiut, e cila ka një barazim dhe një fitore duke numëruar katër pikë.

Duel tjetër interesant i kësaj xhiroje është edhe ai ndërmjet Suharekës dhe skuadrës së Vushtrrisë.

Ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Vëllaznimi – Istogu, Besa – 2 Korriku, Kika – Feronikeli ’74, Dinamo – KEK-u, Rilindja – Vjosa, Liria – Tefik Çanga dhe Ramiz Sadiku – Prizreni.

Rangu i dytë i futbollit në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e adhuruesëve të futbollit, duke pasur parasysh se prej fillimit gara për titullin e kampionit dhe ngjitje në Superligë po duket të jetë interesante.

 

Next Post

Sërish në qendër të skandalit në Kamerun, Eto’o akuzohet për korrupsion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.