Pesë ndeshje interesante do të zhvillohen në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore do jetë në Ferizaj dhe Mitrovicë, përcjellë lajmi.net.
Trepça ’89 në ‘Riza Lushta’ do jenë nikoqir të Prishtinës. Mitrovicasve iu duhet me patjetër fitorja apo një barazim për ta siguruar barazhin.
Në anën tjetër, Ferizaj për momentin gjendet në pozitën e barazhit dhe një fitore në shtëpi ndaj Dukagjinit do ta ruanin atë pozitë.
Fituesi i barazhit i Superligës do të luajë me Lirinë, që dje mposhti Ulpianën në barazhin e Ligës së Parë me rezultat 3:1.
Ndërkohë sot Suhareka do jetë ne festë, ku Ballkani do të përballet me Gjilanin. Teksa Drita i shkon Drenicës, që ka rënë nga futbolli elitar kosovar tash e sa javë.
Ndesha tjetër është ajo në mes Malishevës dhe Llapit. Të dy skuadrat kanë siguruar mbijetesën, andaj luajnë pa objektiva sot.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/