• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sot mund të kualifikohen edhe disa skuadra të tjerë në Botëror

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 vazhdojnë sot, kur do të mësojmë emrat e pesë kombëtareve të tjera, dhe ndoshta edhe shtatë, që do të luajnë në turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Patjetër që do të kemi tre pjesëmarrës nga Afrika dhe dy nga Azia, ndërsa mund të kemi edhe dy pjesëmarrës të rinj nga Evropa.

Sa i përket kualifikueseve afrikane, Benini dhe Gaboni kanë një shans për të siguruar gjatë ditës së sotme paraqitjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Në grupin kualifikues A, Benini do të presë Nigerinë në orën 18:00 dhe me një fitore, ata me siguri do të kualifikoheshin për Kupën e Botës.

Në rast barazimi, Benini do të kishte nevojë që Afrika e Jugut të mposhte Ruandën në shtëpi në të njëjtën periudhë.

Afrika e Jugut do të kualifikohej nëse fitonte, ndërsa Benini dhe Nigeria të barazonin.

Situata do të ndërlikohej nëse Nigeria do të mposhtte Beninin. Nëse nigerianët fitojnë 1-0 ose më shumë dhe Afrika e Jugut dështon, Nigeria do të shkonte në Kupën e Botës.

Në rast se rezultati i saktë është 2-1 për Nigerinë dhe me humbje e Afrikës së Jugut, kalimi në Kupën e Botës do të vendoset me më pak kartonë.

Nga Evropa, Anglia mund ta sigurojë sot kualifikimin me një fitore ndaj Letonisë dhe Portugalia nëse mposht Hungarinë.

Next Post

KB Peja debuton në Kupën Evropiane, përballet sonte me Rigas Zelli në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.