• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SOT, ORA 16:15/ Barcelona dhe Reali përballen mes tyre, “El Clasico” që vendos La Ligën

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“El Clasico” e së dielës në Barcelonë nga ora 16:15 mes vendësve dhe Realit të Madridit nuk është dosido. Natyrisht asnjë përballje e tillë nuk mund të cilësohet dosido. Por në këtë pikë të sezonit me 4 ndeshje të mbetura deri në mbyllje të tij dhe me 4 pikë që ndajnë dy skuadrat, rëndësia e saj është e veçantë.

Real Madrid Barcelona 2

E gjithë Spanja dhe Bota mbarë pret ndeshjen e ndeshjeve. Nuk ka asnjë takim tjetër të tillë në Botë. Barça-Madrid (dhe anasjellas) është një nga ngjarjet sportive me ndikimin më të madh global. Në momentin që gjyqtari Hernandez Hernandez do të fërshëllejë nisjen e takimit, bota e futbollit ndalet. Konkretisht, kjo “El Clasico” premton emocione për shkak të gjithçkaje që është në lojë: titulli i Ligës. La Liga është “zjarr” dhe po ashtu edhe “El Clasico”.

Nuk është çudi. Me katër xhiro të mbetura, renditja është interesante. Nuk ka asnjë hapësirë për gabim. Kjo ndeshje padyshim që mund ta ndryshojë ekuilibrin. Kjo është një finale e hershme. Një datë që mund të kurorëzojë kampionin ose të ndezë më tej luftën për titullin. Nuk ka skenar të shkruar këtë sezon. Çdo gjë mund të ndodhë. Këtë herë, “El Clasico” mund të vendosë se kush e sundon futbollin spanjoll. Ekipi i Hansi Flik është lider me një epërsi prej katër pikësh ndaj ekipit të Ançelotit, të cilët janë të dënuar të kërkojnë fitoren në “Montjuiç”.

Nëse fitojnë këtë ndeshje, katalanasit do të ishin një hap larg titullit kampion tri takime para përfundimit të kampionatit, por nëse Madridi do të merrte fitoren, ata do të ishin vetëm një pikë prapa Barçës dhe të bardhët do të ëndërronin titullin e Ligës në një rezultat përfundimtar jo për ata me zemër të dobët. Në ndeshjen e parë në Madrid, Barcelona dominoi Realin me një 0-4 me dy gola nga Levandovski, një nga Jamal dhe një tjetër nga Rafinja.

Mbetet për t’u shkruar se çfarë do të ndodhë të dielën në “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Fakt është se fuqia tërheqëse e një përballjeje të tillë nuk është rezultat i një dite të vetme. Përplasjet midis Barçës dhe Madridit janë pjesë e historisë së La Liga-s dhe futbollit botëror. Herën e parë që dy ekipet u takuan ishte më 17 shkurt 1929. Ndeshja u luajt në stadiumin “Les Corts” në javën e dytë dhe të bardhët fituan 2-1 me dy gola nga Morera.

Në fazën e dytë të sezonit, Barça fitoi 0-1 në “Chamartín” me një gol të vetëm nga Sastre. “Merengues” dhe “blaugranat” janë përballur me njëri-tjetrin në 260 raste. Rekordi është 105 fitore për të bardhët, 103 për Barcelonën dhe 52 barazime, me 428 gola të shënuar nga katalanasit dhe 440 nga skuadra madrilene. Nëse flasim vetëm për ndeshjet në La Liga, ka pasur 189 edicione, me 79 fitore për Madridin dhe 75 për Barçën, si dhe 35 barazime. Sa u përket golave, skuadra blaugrana ka një avantazh të lehtë: 304 me 305. “El Clasico” është te dera, prapa saj qëndron dhe titulli!

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xabi Alonso do t’ia ndryshojë pozitën Bellinghamit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.