Atalanta e Berat Gjimshitit do të zbresë sot në fushën e lojës për të kërkuar kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.Bergamaskët do të tentojnë të përmbysin atë disfatë të një jave më parë, ku në Belgjikë dolën të mposhtur me shifrat 2-1 nga K.Bryzhi, me anë të një penalltie të kontestuar në minutat shtesë. Takimi do të fillojë mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00.
Në këtë duel, ku me një nga skuadrat që do të mbyllë garën, si gjithmonë Berat Gjimshiti është preferuar titullar nga Gasperini. Kapiteni kuqezi do të formojë repartin e mbrojtjes së bashku me Hien dhe Kolashinac. Nga ana tjetër, në radhët e Bryzhit, titullar pritet lojtari shqiptar por që përfaqëson Zvicrën, Ardon Jashari.
PANORAMASPORT.AL