• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SOT, ORA 21:00/ Precedentët në favor të Fejnordit, Milani me 17 lojtarë në Holandë. Statistika dhe formacionet e mundshme

12/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani do të luajë sot në 21:00 në shtëpinë e Fejnordit. Vetëm dy precedentë mes këtyre skuadrave, që datojnë në sezonin 1969-70 në turin e dytë të asaj që dikur quhej Kupa e Kampioneve.

MILANIIII

Asokohe ekipi holandez kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 2-1, falë suksesit 2-0 në Roterdam dhe humbjes minimale në “San Siro” (1-0) në ndeshjen e kthimit.

– Fejnordi kthehet në fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve për herë të parë që nga viti 1984/85, pavarësisht një sezoni të vështirë që përfshin humbje të rëndë 6-1 ndaj Lilës.

– Pas dështimeve të mëtejshme kundër PSV-së dhe Ajaksit, skuadra rifitoi besimin me një fitore 3-0 kundër Spartës së Roterdamit, që, megjithatë, nuk i shmangu shkarkimin trajnerit Braian Priske.

– Skuadra holandeze ka një histori pozitive ndaj skuadrave italiane, pasi ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet në shtëpi kundër tyre në kompeticionet evropiane. Për më tepër, në ndeshjen e tyre të fundit kundër një ish-fituesi të turneut, ata mundën Bajernin e Mynihut 3- 0.

– Milani, i cili e mbylli grupin me dy pikë më shumë se kundërshtari, pësoi një disfatë në ditën e fundit ndaj Dinamo Zagrebit (2-1), por që atëherë ka mbetur i pamposhtur në kampionat dhe kupë me dy fitore dhe një barazim.

– “Djalli” është pa fitore në 11 transfertat e fundit me eliminim direkt në Champions dhe nuk ka mundur një ekip holandez në katër duelet e fundit.

– Kuinten Timber ka shënuar golin e parë të Fejnordit në dy nga tri ndeshjet e fundit të tyre, ndërsa Kristian Pulisiç është golashënuesi më i mirë i Milanit në Champions në këtë sezon, me katër gola dhe dy asiste në pesë paraqitjet e tij të fundit.

– Ekipi holandez ka regjistruar 3 humbje në 6 ndeshjet e fundit dhe ka fituar 2 ndeshje në shtëpi në Champions në këtë sezon, ndërsa Milani ka fituar 19 nga 35 ndeshjet e fundit dhe ka 67 për qind fitore në 6 përballjet e fundit larg “San Siro”-s.

– Milani sot do të ketë në dispozicion vetëm 17 lojtarë lëvizës, përfshirë të rinjtë Bartesagi, Kamarda dhe Liberali, ndërsa nuk do të mund të llogarisë Bondo, Sotil, Himenez dhe Joviç, të cilët janë jashtë listës së UEFA-s, plus të dëmtuarit Rojal, Florenczi, Loftus-Çik dhe të skualifikuarin Musah.

Screenshot 2025-02-12 104058

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.