Saturday, 14. February 2026
Sport

Sot prezantohet trajneri i ri i Kosovës në basketboll

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot do të bëhet me trajner të ri.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë sot konferencë për media nga ora 14:00.

  

Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.

Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s./Lajmi.net/

  


Teilen: