Sot rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve. Do të luhen takimet e para për fazën e 1/8-ave.
Supersfida e mbrëmjes është derbi mes Realit dhe Atletikos në orën 21:00. Gjithçka do të nisë me duelin Klub Bryzh-Aston Vila. Një takim ky që tregon se në çerekfinale do të ketë të paktën një emër surprizë për këtë edicion.
Në orën 21:00, bashkë me derbin e Madridit, do të luhen dy ndeshje të tjera. Kështu Dortmundi pret Lilën, ndërsa PSV sfidon Arsenalin.
1/8 E FINALEVE
KLUB BRYZH – ASTON VILA 18:45
DORTMUND – LILË 21:00
PSV – ARSENAL 21:00
REAL MADRID – ATLETIKO MADRID 21:00
PANORAMASPORT.AL