Tuesday, 31. March 2026
Futboll

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”… Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina po jeton orë elektrizuese përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Në “Fadil Vokrri”, dardanët do të përballen me Turqinë, një duel që vlen biletë për në Botërorin 2026, ndërsa atmosfera në kryeqytet ka arritur kulmin.

Rrugët janë mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, me një prani të madhe edhe nga Shqipëria, që kanë udhëtuar për të mbështetur kombëtaren dardane në këtë sfidë historike.

Përtej rivalitetit sportiv, një gjest në zemër të Prishtinës ka rrëmbyer vëmendjen dhe është bërë “viral”. Një bar-kafe ka zgjedhur të mirëpresë tifozët turq me kafe dhe çaj falas, duke përcjellë mesazhin e fortë: “Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe dhe çaj falas për të gjithë fansat turq. Ju i paguat në vitin 1999 dhe sot nuk na detyroheni asgjë. Faleminderit!”

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”, pankarta epike në

Teilen: