Thursday, 23. April 2026
Sport

Sot zhvillohen dy ndeshje të Superligës, në kuadër të javës 22

GS 24/02/2024 1 Min. Lesezeit

Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 22-të të Superligës në futboll.

Lideri i Superligës, Ballkani, është nikoqir i Gjilanit në sfidën që luhet në Suharekë, nga ora 13:00.

Në duelin tjetër, Malisheva në formë e pret Feronikelin, në ndeshjen që luhet në “Liman Gegaj”, në Malishevë.

Të dielën zhvillohen tri ndeshjet e tjera, me kryendeshjen në Podujevë, ndërmjet Llapit e Prishtinës

Teilen: