• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sot zhvillohet derbi londinez, Tottenham-Chelsea

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhiro e 11-të në Premier Ligën e Anglisë do të kompletohet sot, dhe atë me një ndeshje të zjarrtë siç është ajo ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat.

Dy skuadrat londineze janë në situata krejtësisht të ndryshme sa i përket objektivave dhe ecurisë së rezultateve.

Derisa Tottenhami është në garë për titull, rrjedhimisht në pozitën e dytë me 26 pikë dhe ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, Chelsea nga ana tjetër pas 10 ndeshjeve ka mbledhur vetëm 12 pikë duke u renditur në pozitën e 13-të, kurse në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje, raporton KosovaPress.

Në këtë përballje, të dy skuadrat vijnë me një numër të madh lëndimesh. Te Tottenhami mungojnë emra si Perisic, Sessegnon, Solomon dhe Whiteman, kurse Chelsea ka një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar, në mesin e të cilëve edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. Emrat tjerë të lënduar janë Chalobah, Chilwell, Chukwuemeka, Fofafa, Nkunku dhe Lavia.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “White Heart Lane” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Tottnham:Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma; Kulusevski, Maddison, Richarlison; Son

Chelsea: Sanchez; James, Silva, Colwill, Cucurella; Caicedo, Gallagher, Fernandez; Palmer, Jackson, Sterling

Next Post

Juventus, Allegri: Tepër i kënaqur me fitoren, e kërkuam dhe e morëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.