• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Southgate në delir: Çfarë karakteri nga djemtë e mi, Pickford ishte fantastik

07/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Gareth Southgate e shijoi në maksimum ndeshjen e 100-të në drejtimin e Anglisë, që mundi Zvicrën për të avancuar në gjysmëfinalen e Euro 2024.

Ndonëse takimi u vendos nga penalltitë, 53-vjeçari u shpreh i lumtur në fund të ndeshjes për karakterin që treguan lojtarët e tij.

“Djemtë ishin të shkëlqyer. Kjo është ndeshja më e mirë që kemi luajtur. I krijuam Zvicrës shumë probleme kur kishim topin në zotërim.

Zvicra është një Kombëtare shumë e fortë dhe është e vështirë t’u bësh presing atyre. Reaguam sërish pas disavantazhit, kjo tregon karakterin e lojtarëve.

Suksesi në turne të tillë nuk vjen vetëm duke luajtur mirë, por edhe duke dëshmuar karakter dhe mentalitet në momentet kyçe“.

Numri një i “Tre Luanëve” theksoi që skuadra e tij i ka praktikuar shumë mirë penalltitë në vitet e fundit. Nuk mungon vlerësimi për Jordan Pickford, i cili priti një penallti vendimtare.

“Kemi treguar përmirësim në seritë e penalltive në vitet e fundit. U kryqëzuam herën e fundit kur u mundëm ndaj Italisë në finalen e Euro 2020.

Në Kombëtare kemi lojtarë që godasin rregullisht për ekipet e tyre. Ata treguan qetësinë e duhur. Na duhej dhe ndihma e Pickford, gjithnjë i aftë për të pritur penallti të rëndësishme”.

Next Post

VIDEO/ Përleshje masive, plas sherri jashtë stadiumit mes tifozëve turq dhe holandezë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.