• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Southgate pas ndeshjes: Po krijohet një situatë e pazakontë, por unë do të vijoj punën time

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia arriti që të kualifikohet si e para e grupit të saj, po kritikat për skuadrën dhe trajnerin Gareth Southgate kanë qenë të shumta. Me vetëm 5 pikë në 3 ndeshje “Tre Luanët” janë shumë larg asaj që pritet.

Pas ndeshjes me Slloveninë, që u mbyll në barazim pa gola, tekniku i britanikëve nuk u prit mirë nga tifozët, të cilët shfaqën hapur kritikat për numrin një të pankinës, i cili në konferencën  për shtyp nuk i rezervoi komentet për ta.

“Po krijohet një situatë e pazakontë, e cila po shkakton dhe probleme në grup. Unë do të vijoj punën time, por gjeja më e rëndësishme është që tifozët të qëndrojnë pranë ekipit.

Unë nuk kam parë asnjëherë më parë që një skuadër të kualifikohet dhe të kontestohet në këtë mënyrë nga tifozët.

Unë jam krenar për lojtarët e mi dhe për atë çka ata dhanë në fushën e lojës”-tha ai.

Anglia mori vetëm një fitore me Serbinë, ndërsa barazoi 1-1 me Danimarkën e më pas pa gola ndaj Sllovenisë. Southgate beson se ekipi i tij pavarësisht se nuk mori rezultatet e dëshiruara, ka prodhuar një futboll të bukur.

“Ne kemi një skuadër që është sërish argëtuese. Besoj se lojtarët janë ndjerë mirë dhe është e rëndësishme që ne të jemi shumë të kujdesshëm tani në vijim”-shtoi tekniku.

Në anën tjetër kapiteni Harry Kane deklaroi se skuadra bëri ndeshjen e saj më të mirë në fazën e grupeve, ndonëse nuk arriti që të marrë tri pikët.

 “Ishte një ndeshje e vështirë, por mendoj se ishte performanca jonë më e mirë nga të tre takimet e fazës së grupeve”-përfundoi Southgate.

Next Post

Tifozët kontestuan me gota plastike Sauthgejtin, UEFA gati gjobën për Federatën e Futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.