• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Southgate: Po e shijoj këtë periudhë, kjo detyrë është kthyer në çështje personale

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia kaloi në gjysmëfinale të europianit teksa të besuarit e trajnerit Gareth Southgate eliminuan Zvicrën pas goditjes së 11-metërshave, duke qenë se koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 1-1. Tekniku i “Tre Luanëve”, u shfaq i lumtur për reagimin e skuadrës pasi ajo kaloi në disavantazh ndërsa shtoi se tashmë, ekipi i tij ia ka marrë dorën edhe goditjes së 11-metërshave duke lënë pas atë moment kur u mposhtën në finalen e europianit të shkuar nga Italia.

“Unë po e shijoj këtë periudhë, pasi përndryshe do ta konsideroja si humbje kohe. Në javët e fundit, kjo detyrë është kthyer në diçka personale. Megjithatë, për mua e rëndësishme është që skuadra lufton dhe në dy ndeshjet e fundit ka reaguar pasi ka pësuar gol duke treguar karakter dhe qëndrueshmëri. Na duhet gjithmonë të gjejmë një mënyrë për të fituar ndeshjen dhe të përballemi me gjithçka.

Penalltitë? Ishin të mira, nga katër herët e fundit që kemi goditur penallti, kemi fituar tre. Ende na “kryqëzojnë” për atë herë kur u mposhtëm, por e pranojmë. Goditjet nga pika e bardhë janë një proces më vete dhe po përmirësohemi aty. Unë jam shumë krenar për të gjithë ata që goditën penalltitë”, u shpreh Southgate.

Next Post

Euro 2024, Slloveni Slavko Vincic do të gjykojë sfidën Spanjë-Francë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.