Tuesday, 13. October 2026
Sport

SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, arrestohen 4 persona, një tjetër në kërkim

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar katër masa sigurie me arrest, ndërsa një person tjetër vijon të jetë në kërkim. Në total, bëhet fjalë për pesë masa sigurie të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Personat e arrestuar janë: Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi, Lamela Berlat

Ndërkohë, efektivët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente që dyshohet se ishin në zotërim të personave të arrestuar, në kuadër të hetimeve për aktivitetin e paligjshëm.

/rtsh.al/

Teilen: