Stërvitja e fundit e Italisë hodhi dritë edhe mbi planet e Spaletit për skuadrën që do të luajë përballë Anglisë.
Lajmi më befasues është se Udogi u provua në vend të Dimarkos. Ai mund të jetë çelësi në situatat një kundër një përballë një kundërshtari fizik siç janë anglezët. Një tjetër risi domethënëse është El Sharaui, në treshen me Skamakën dhe Berardin, i instruktuar dje nga Spaleti se si të marrë topin për ta luajtur përpara dhe jo mbrapa.
Në mesfushë Fratezi, Kristante dhe Barela. Përballë Donarumës do të jenë Di Lorenco, Skalvini, Açerbi dhe Udogi. Nëse do të konfirmohej ky formacion, do të kishte 8 ndryshime në krahasim me njëmbëdhjetëshin kundër Maltës, nga i cili do të mbijetonte vetëm Donaruma, Barela dhe Berardi.
PANORAMASPORT.AL