Italia u shortua në Grupin B të Euro 2024, në të njëjtin grup ku bën pjesë edhe Shqipëria, Kroacia dhe Spanja. Së fundmi, në një intervistë për “TG Poste”, komentoi sërish mbi shortin duke theksuar se Italisë i mjafton të bëjë Italinë për t’u kualifikuar.
“Në futboll nuk ekziston asnjë short i lehtë apo grup i lehtë. Edhe për kundërshtarët tanë është e vështirë sepse ata do të përballen me Italinë, jam i bindur se nuk do ta donin një kundërshtar të tillë nga fasha e katërt. Ne kemi historinë tonë dhe në Europian, Italia duhet të bëjë mirë në këtë kompeticion. Jemi kampionët në fuqi dhe kemi detyrimin për të bërë mirë dhe për të tentuar sërish fitimin e Europiani”, u shpreh Spaleti.
PANORAMASPORT.AL