Komisari teknik i Italisë ka vlerësuar homologun e tij në kombëtaren tonë, Silvinjo. Sipas tij braziliani i ka dhënë ekuilibër Shqipërisë.
“Mendoj se me Silvinjon kanë fituar shumë ekuilibër”, tha italiani.
Mes të tjerash Spaleti pranon se një “problem” për Italinë është fakti se disa lojtarë kuqezi luajnë në Serie A. “Në Itali luajnë shumë lojtarë dhe për këtë motiv na njohin shumë mirë. Ramadani, Asllani, Bajrami dhe Hysaj na njohin shumë mirë”, nënvizoi tekniku.