• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spalleti drejt Arabisë Saudite, zëvëndëson Stefano Piolin

12/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga pankina e kombëtares italiane në Arabinë Saudite, një rrugë e ndërmarrë tashmë nga Roberto Mançini. Këtë herë, ai që pritet të lërë Italinë për milionat e Arabisë është Luçiano Spalletti.

Trajneri që pak ditë më parë u shkarkua nga detyra e drejtuesit të kombëtares italiane ka përfunduar në radarët e Al Nassr. Spalletti u bë menjëherë një nga trajnerët më të rëndësishëm në treg.

-Për pasojë, propozimi i klubit arab mbërriti menjëherë në tryezën e trajnerit italian. Skuadra e Al Nassr po mendon të vijojë linjën italiane në stol, pasi Spalletti do të zërë vendin e Stefano Pioli (pritet të shkojë te Fiorentina).

Ditët në vijim, Al Nassr do të ndërpresë kontratën rreth 12 milionë në sezon me Stefano Pioli. Më pas do të ketë mundësinë të zyrtarizojë propozimin për Luçiano Spalletti. Për këtë të fundit do të vijë një pagë pagë më e lartë se ajo e Pioli.

Pas ndërprerjes së kontratës me FIGC-në, Luçiano Spalletti do të duhet të vendosë orët e ardhshme se cila do të jetë e ardhmja e tij mes tundimit arab dhe mundësisë për një periudhë pushimi.

Te Al Nassr, trajneri toskan do të gjente Marselo Brozoviç, i cili shpërtheu nën drejtimin e tij në Inter, si dhe kampionë të kalibrit të Laporte, Duran, Mane dhe padyshim Kristiano Ronaldo, i cili me siguri do të ketë dhënë miratimin e tij.

Next Post

Milani detyrohet të ndryshojë mendje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.