Pasi rinovoi kontratën dhe kaloi Como në renditjen e Serie A, duke u ngjitur në vendin e katërt, trajneri Luciano Spalletti tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm dhe po përgatit një listë dëshirash për klubin bardhezi për afatin kalimtar të verës.
Lista fillon me mbrojtjen, ku sipas Fabrizio Romano, trajneri i Juventus ka shprehur dëshirën për të punuar përsëri me Kim Min-Jae. Madje ai do të përpiqet personalisht ta bindë atë të transferohet në Torino këtë verë.
Mbrojtësi Korean, aktualisht pjesë e Bayern Munich, fitoi titullin kampion në Itali pikërisht me Spalletti në stol. Pavarësish se kontrata e tij skadon në vitin 2028, ai pritet të largohet nga Bavaria këtë verë.
Ai nuk luan titullar nga janari, ndërkohë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-trajnerin e tij. Megjithatë, Bayern nuk do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis: ata do të kërkojnë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin.
Kjo është një shifër e konsiderueshme, ashtu si edhe paga e lojtarit, e cila në Bavari fiton mbi 8 milionë euro neto në vit. Prandaj, për ta sjellë atë në Torino dhe për ta vjedhur nga Milan, kualifikimi për Champions do të jetë vendimtar.