Monday, 23. March 2026
Futboll

Spalleti mahnitet nga Bayern: Shihni ndeshjen me Atalantën! Ishte enciklopedi!

GS 15/03/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, mendon se Bayern sivjet po bën një lojë “enciklopedike”.

Ai ka lavdëruar tejmase trajnerin Vincent Kompany dhe taktikat e tij, duke e quajtur futboll realisht modern.

“Në futbollin modern, të gjithë duhet të gjejnë pozicionin e tyre në fushë me ekuilibër dhe ndryshim të vazhdueshëm të roleve, por duke e bërë këtë në një mënyrë dinamike dhe fluide. Shikoni ndeshjen e Bayern në Champions League kundër Atalantës. Ata na treguan një enciklopedi të tërë lëvizjesh dhe pozicionimesh në futboll.”

Teilen: